Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kanë vizituar Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), ku ka thënë se ata si parti kanë bërë kërkesë të vazhdueshme me i rritë vlerën e subvencioneve.
Kransiqi, po ashtu ka thënë se ai me keq ardhje e ka pranuar informacionin që këtë vit ka më pak sipërfaqe të mbjellura me grurë.
“Vushtrria ka traditë të gjatë në bujqësi. Por përtej kësaj, unë e di nga përvoja ime sa kam qenë ministër se këtu ka fermer nga fusha të ndryshme. Dhe në këto vite, normalisht që nuk hjeket interesimi edhe pse skam qenë drejtpërdrejt i involvuar. Ne kemi bë kërkesë të vazhdueshme me i rritë vlerën e subvencioneve. E morra me keqardhje informacionin që ketë vit kemi sipërfaqe me pak të mbjellura me grurë”, ka thënë Krasniqi.
Me tej ai ka shtuar se, Kurti, sipas Krasniqit, nuk ka realizuar premtimet e tija që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.
“Pra realisht nuk e kam qëllimin veç me kritiku qeverinë, por duhet të jenë më të vëmendshëm sepse deri sot ka pasur vetëm improvizim. Premtimet që ka me pas çmime referente, ku janë ato? Krejt programin e bujqësisë të Vetëvendosjes dhe të Albin Kurtit kur e lexoni, të mujshi me i gjete dy premtime që i kanë realizuar, unë e tërhjeki fjalën. Por s’mund ta gjeni asnjë, asnjë prej programit të bujqësisë nuk mundeni me e gjete që e kanë përmbush”, ka shtuar i pari i PDK-së.
Krasniqi përfundoi duke thënë se, PDK-ja edhe pse në opozitë do t’i mbrojë interesat e të gjithë fermerëve.
“Por thjesht kam ardh sot se du me ju thanë juve e krejt fermerëve se pavarësisht që jemi në opozitë, interesat dhe prioritet e juaja kanë me qenë të mbrojtura aq sa kemi mundësi prej neve si parti”, përfundoi Krasniqi.