Ditën e djeshme, Stresi me një postim në Instastory thumboi ish të dashurën e tij Keisin.
“Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh”, kishte shkruar ai.
Ndërsa, nuk kaloi shumë kohë dhe Keisi reagoi për këtë deklaratë.
Reagimi i plotë:
“Kam nevojë që komuniteti shqiptar të mos jetë kaq turpërues. Çdo ditë, mua më duhet të shpjegohem për diçka idiote.
Për më tepër, kanadezët janë konfuz se pse shqiptarët janë kaq problematikë.
Nëse më duhet të shpjegohem se ka marrëdhënie të ndryshme, atëherë ju njerëz nuk jeni mirë. Njerëzit kanë familje, miq, kolegë, të njohur, marrëdhënie për biznes e kështu me radhë.
Ditën që do të jem në një lidhje dashurie do t’ju njoftoj të gjithëve, kështu që ju lutem relaksohuni.
Gjithashtu lëreni djalin rehat se ai po mendon se ju jeni të çmendur. Në të vërtetë ju njerëz keni nevojë që të keni një ambicie, potencialisht një punë…dhe të ndaloni së marri me mua. Unë po jetoj jetën time dhe jam e lumtur kështu që largohuni tani”, shkroi ajo.