Deputetët e AAK-së e mbështesin protestën për tërheqjen e 30% të Trustit

Sot është mbajtur protesta për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional. Këtë protestë e kanë mbështetur edhe deputetët nga radhët e AAK-së. Me pankarta në duar “Voto për Trustin”, kanë bërë thirrje që në Kuvend të votohet pro tërheqjes së 30 përqindëshit.

Në një postim në profilin zyrtar të grupit parlamentar të AAK-së thuhet se kërkesa për tërheqje të kursimeve të Trustit është e drejtë që qytetarëve duhet t’i plotësohet.

“Për këtë të drejtë, përpjeket tona nuk do t’i ndalim”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë:

Si deputetë të Grupit Parlamentar të AAK-së, sot iu bashkuam protestës paqësore ‘Pro Tërheqjës së Trustit’. Protestuesit kishin kërkesa të thjeshta dhe shumë të qarta, “Duam paratë tona”. Besojmë se Ligji do ta merr votën e deputetëve të kuvendit.

Kërkesa për tërheqje të kursimeve të Trustit është e drejtë që qytetarëve duhet t’i plotësohet. Në mungesë të ndihmës nga shteti, përvetësimi i këtyre mjeteve është i domosdoshëm në mënyrë që atyre t’i lehtësohet sadopak jetesa.

Për këtë të drejtë, përpjeket tona nuk do t’i ndalim.