Zyrtare: Patrik Schick nënshkruan me Leverkusen

Patrik Schick ka rinovuar kontratën me Bayer Leverkusen.

Bayer 04 janë pajtuar për vazhdimin e kontratës me reprezentuesin e Republikës së Çekisë, Patrik Schick.

Sulmuesi kishte kontratë valide deri në vitin 2025, kurse me nënshkrimin e sotëm ka zgjatur kontratën deri në vitin 2027.

Schick ka qenë një nga pikat kyçe të skuadrës, duke shënuar 24 gola në 27 ndeshje në Bundesliga në sezonin që kemi lënë pas.

Me statistikat e sezonit të kaluar, Schick është një nga sulmuesit më të mirë/më i miri (i huaj) që ‘Aspirinat’ kanë pasur në Bundesliga.