Vuçiq paralajmëron bisedë me Putinin për të dielën, nuk përgjigjet për sanksionet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të bisedojë me kreun e Rusisë, Vladimir Putin, këtë të diele në ora 11:00.

Ai nuk dha detaje shtesë lidhur me këtë bisedë, por theksoi se me Rusinë kanë gjithnjë mirësjelje dhe falënderime të ndërsjella.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia ka ndryshuar qëndrim sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq tha se e ka ditur ekzistencën e “Baba Vangas në Bullgari”, por se ka ditur se ka kaq shumë në Serbi.

“Sikur të më kishte thënë dikush që janë kaq shumë, nuk do t’i besoja. Çdo ditë bëjnë punë profetike e budallaqe të ndryshme.”, tha ai.

Vuçiq tha se shumë prej politikanëve serbë të cilët po flasin për këto sanksione, thjesht nuk mund të bëjnë diçka tjetër dhe japin deklarata të tilla.