Tashmë ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka filluar protesta për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Qytetarët janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
Ata po bartin pankarta në duar më mbishkrime “Djersa ime, kursimet e mia”, “Çmimet janë rritur paga ka mbetur e njëjtë”, Unë të votova ty, ti votoje trustin” e mbishkrime të tjera.
Në protestë janë parë edhe deputetë të pozitës, Bekim Haxhiu, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Albana Bytyçi, e Shemsedin Dreshaj.