Sot protestohet për lejimin e tërheqjes së Trustit

Sot protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.

Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj.

Ata kanë paralajmëruar protestë masive.Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të serishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.

Iniciativa u përkrah nga LDK, PDK dhe AAK-ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosje.Protesta pritet të fillojë në ora 12:00.