Rudina “arratiset” në Venecia me vajzën e saj dhe të Markut

Rudina Dembacaj ka zgjedhur që të bëjë një udhëtim gocash. Aktorja ndodhet në Venecia dhe sot ka treguar se shoqërohet nga Viktoria dhe vajza e Markut, Erta Frroku.

Të tre gocat shfaqen duke pozuar së bashku dhe duket se po ja kalojnë për mrekulli.

“Udhëtim gocash. Vajzat e mia”, shkruan Rudina duke treguar se ajo e konsideron Ertën si vajzën e saj.

Edhe më parë aktorja ka rrëfyer se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e bashkëshortit dhe nuk heziton herë pas herë të postojë foto me të.