Publikohet raporti, një rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Gjatë kësaj kohe është regjistruar një rast i ri me COVID-19, ndërsa janë shëruar 32 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në Kosovë janë 157 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

23 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 398 testime, 1 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.

Në total numri i rasteve aktive është 157.