Vdekja e fëmiut në Ibër-Lepenc, policia thotë se atë e gjeti roja i kanalit

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete dje në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se roja i kanalit ka raportuar se kishte vërejtur një fëmijë brenda kanalit të ujit.

Në vende ngjarje kanë dal njësitë policore Zjarrfikësit dhe vullnetaret e fshatit të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë, rreth një kilometër larg vendi ku dyshohej se viktima mashkull kosovar i mitur ka rene në kanal.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.