Arrestohet shtetasi i Shqipërisë për dhunimin e të miturës në Kllokot

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Rastin e dhunimit në polici e ka lajmëruar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM /Kllokot, 22.05.2022 – 01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare. Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar.