Arrestohet 38 vjeçari në Shtime, ushtroj dhunë ndaj gruas dhe djalit të mitur

Është arrestuar një 38 vjeçar në fshatin Muzeqinë të Shtimes,  për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së saj dhe djalit të tij të mitur, njofton policia.

Policia raporton se pas ushtrimit të dhunës fizike me ta, 38 vjeçari i kishte shkaktuar lëndime trupore.

“Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtime. Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:08 ka pranuar një informacion se në fshatin Muzeqinë të Shtimes është një rast i dhunës në familje”.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.H (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes me inicialet N.H ( F/K) e moshës 38 vjeçare dhe djalit të tij të mitur, duke iu shkaktuar lëndime trupore”, bënë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”.