Trekëndëshi i shumëpërfolur Bora-Donald-Trixa vazhdon e komentohet në mediat rozë.
Së fundi ishin Bora dhe Donaldi që rikthyen vëmendjen kah vetja edhe një herë.
Ata u panë krah njëri-tjetrit në after party-n e organizuar në sfilatën më të madhe të modës në Prishtinë nga Valdrin Sahiti.
Kjo gjë u komentua dhe konfirmoi rikthimin e tyre.
Në anën tjetër edhe Beatrix Ramosaj ishte në qendër të vëmendjes se si e priti këtë lajm.
Tashmë e gjitha është bërë lëmsh dhe nuk dihet nëse e gjitha ishte një lojë apo kush ishte “viktima” në këtë mes.
Por kujtojmë kohën kur Donaldi sa ishte brenda shtëpisë së “BBV” thoshte se nuk do të tallej kurrë me Trixën.