Një lajm i bukur vjen nga modelja shqiptare, Lorena Haliti, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ka ndarë vetë Lorena, përmes disa fotove krah partnerit të saj, Ami Mëzezit. Bukuroshja shfaqet duke pozuar me fustan të zi, ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që Lorena dhe Ami janë në lidhje prej disa vitesh Amerikë. Ata kanë planifikuar të bëjnë një dasmë në verën e 2023-shit.