Nagavci shkon tek shkolla që i anashkaloi fëmijët e komuniteteve në “Festën e Abetarës”

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka shkuar tek shkolla “Xhemajl Kada” në Pejë.

Siç raporton Klan Kosova, ajo shkoi për të marrë informacione lidhur me rastin ku disa fëmijë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptiane, ishin anashkaluar nga kremtimi i “Festës së Abetarës”.

Vizita e saj vjen në vazhdën e kritikave drejtuar Nagavcit nga deputetë të komuniteteve në Kosovë, si dhe shoqëria civile.