Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë shpallur sot fajtor nga Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale.
Ata janë dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Mirëpo, atyre në këtë dënim do t’u llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim.
Gucati e Haradinaj janë në paraburgim që nga 25 shtatori i vitit 2020.
Duke marrë parasysh këtë faktor, Gucati e Haradinaj janë në paraburgim që 1 vit e tetë muaj.
Kjo i bije që Gucati e Haradinaj do të qëndrojnë në burg edhe për 2 vjet e 10 muaj.