Agim Ademi ka falenderuar Ambasaden e Zvicrres per mbeshtetjen, sic thote, qe po i jep ne vazhdimesi Federates se Futbollit tè Kosoves. Kete e ka theksuar permes faqes zyrtare te tij ne Facebook, percjell kolonamedia.com.
Ne vazhdim statusi i plote i te parit te FFK-se:
E nderuara Shkelqësi, Marie-Christine BUTEL
Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen që i ofroni në vazhdimësi federatës sonë dhe futbollit kosovar në përgjithësi.
Urimi i Ambasadës tuaj me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në FIFA ishte domethënës për ne, pasi 13 maj 2016 shënon njërën nga datat më të rëndësishme në historinë tonë.
Shpresoj se në të ardhmen do të gjejmë hapësira dhe mundësi për bashkëpunime të ndryshme me qëllim të promovimit të vlerave të futbollit tek të rinjtë.
Po ashtu, besoj se nën drejtimin e trajnerit Alain Giresse do të kemi rrugëtim të suksesshëm në edicionin e ri të Nations League.
Ju faleminderit për urimet dhe ju ftoj që së bashku ta përkrahim Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e qershorit 🇽🇰🤝🇨🇵
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së