Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar një dokument që tregon mbështetjen e, siç i quan ai, grupeve të fuqishme parlamentare në Bundestag të Gjermanisë ndaj aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në dokumentin e shpërndarë nga Ajeti në ‘Facebook’ në gjuhën gjermane, figuron emri i Adis Ahmetoviq dhe Frank Schwabe që ofrojnë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE.
“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman”, ka mbishkruar ambasadori kosovar në Gjermani në postimin e tij.
Kosova ka aplikuar dje zyrtarisht në Këshillin e Evropës. Nga ky institucion kanë bërë me dije se e kanë pranuar kërkesën dhe do ta dërgojnë në komitetin ministror për shqyrtim.