Biznesmeni i njohur shqiptar tashmë i kthyer në këngëtar, Erolld Belegu, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të quajtur “Një mijë fjalë”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Dren Abazi, kurse për producimin është përkujdesur kompozitori Florent Boshnjaku.
Këtë projekt tashmë e gjeni të plotë në YouTube, në kanalin zyrtar të Onima.
Ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës i është futur muzikës në dhjetor të vitit që lamë pas, teksa sollin këngën e parë të quajtur “E bukur pa zemër”.
Reagimet pas kësaj kanë qenë të shumta, disa prej të cilëve e kritikuan paraqitjen e tij në muzikë, e kishte dhe prej tyre që i thurën lavde.