Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në Stanishor të Novobërdës.
Policia me anë të raportit 24-orësh bën të ditur se viktima mashkull, shtetas i Zvicrës, derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.