Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin.
Ish kryeministri thotë se është jetike për Kosovën që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.
Postimi i Haradinajt:
Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimit tash e sa vjet.
Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin.
Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.
Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!