Numër i madh i fëmijëve shihen në rrugët e vendit, duke kërkuar lëmoshë.
Shpesh herë ata janë pranë nënave të tyre, e në disa raste edhe me njerëz të tjerë.
Policia e Kosovës së fundi ka raportuar se ka arrestuar katër femra të dyshimta, në raste të ndryshme për veprën lartcekur apo të njohur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Të njëjtat janë arrestuar për shkak të janë hasur me fëmijët duke kërkuar lëmoshë.
Rastet u raportuan në lokacione të ndryshme, si Prishtinë, Suharekë, Deçan e Gjakovë.
Njoftimet e plota:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS
Prishtinë 11.05.2022-14:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur me fëmun e saj duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS
Sheshi Fadil Vata, Suharekë 11.05.2022-14:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta së bashku me fëmijën e saj ka qenë duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJES
Deçan 11.05.2022-12:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare, pasi që e njëjta është hasur së bashku me fëmijën e saj të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet .Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS
Rr. Remzi Pula, Gjakovë 11.05.2022-14:00. Lidhur me planin operativ ,,identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ‘’është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe janë identifikuar tri viktima-fëmijë femra kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt