Mbrëmë është mbajtur gjysëmfinalja e parë e “Eurovision Song Contest 2022”.
Shqipëria nuk u kualifikua tutje për në finale.
“Sekret” nga Ronela Hajati ka përfaqësuar këtë vit Shqipërinë.
Por përkundër faktit se kjo këngë nuk u kualifikua, kanali i ‘Youtubes’ thotë ndryshe.
Përveç Ukrainës, kënga “Sekret” i Ronelës lë pas nëntë finalistët e tjerë nga klikimet në ‘Youtube’.
Shqipëria ka mbledhur afër 850 mijë klikime, duke u rënditur e dyta pas Ukrainës e cila ka mbledhur plot një milionë e 100 mijë klikime.
Duket se kënga e Ronelës është pëlqyer nga publiku.
Më poshtë gjeni shtetet e rënditura në bazë të klikimeve:
1. Ukraina
2. Shqipëria
3. Moldavia
4. Greqia
5. Holanda
6. Portugalia
7. Norvegjia
8. Lituania
9. Armenia
10. Zvicra
11. Islanda