Temperatura vere: Parashikimi i motit gjatë dy ditëve të ardhshme

Temperaturat do të jenë relativisht të larta përgjatë dy ditëve në vijim.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 në 8 gradë Celcius, teksa ato maksimalet 23-27 gradë.

Indeksi i rrezeve ultravjollcë do të mbetet i lartë, sipas IHMK-së.

“Mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët parashihet të mbajë për dy ditët vijuese. Riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, u bë e ditur.