Zeka publikon fotografi të Thaçit me 5 presidentët amerikanë: Pas Rugovës, Thaçi ishte boduzheri më i madh i politikës së jashtme

Analisti Milaim Zeka, njëherësh ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka publikuar disa fotografi të ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ai tha se pas ish-presidentit Ibrahim Rugova, Thaçi është “buldozeri” më i madh i politikës së jashtme të Kosovës.

“Me kërkesë të shumë simpatizantëve të VV-së, të cilët janë zhgënjyer pafundësisht nga rrenat dhe abuzimet e liderit të kësaj Lëvizje”, shkroi Zeka.

Ky reagim i tij erdhi pikërisht në kohën kur kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në SHBA, por prej sa ditësh atje nuk ka realizuar ende asnjë takim me ndonjë prej figurave të rëndësishme në Amerikë.

Postimi i plotë:

Me kerkese te shume simpatizanteve te VV-se, te cilet jane zhgenjyer pafundesisht nga rrenat dhe abuzimet e liderit te kesaje Levizje, po i botojme keto foto te ish Presidentit Thaçi, i cili, pas Presidentit Rugova, eshte bonduzheri me i madh i politikes te jashtme te Kosoves.