Shtatë lojtarët që pritet të transferohen te Barcelona gjatë merkatos së verës

Barcelona po përgatitet për një merkato jashtëzakonisht aktive gjatë verës.

Xavi Hernandez ka bërë një punë të mirë duke e kthyer skuadrën në pozitën e dytë në tabelën e La Liga, por për të synuar titullin e kampionit sezonin tjetër duhet të bëjnë ndryshime.

Trajneri i ‘Blaugranave’ beson se duhet bërë intervenime në shtatë pozita dhe shtatë emra tashmë përmenden si mundësi.

Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen dhe Marcos Alonso janë emrat që përmenden për fazën e mbrojtjes.

Martin Zubimendi e Franck Kessie janë dy lojtarët që pritet të përforcojnë repartin e mesfushës. Kurse, për sulmin, Robert Lewandowski e Raphinha janë dy lojtarët që shihen si të duhurit.

Me Christensen dhe Kessie thuhet se veç është mbyllur marrëveshja, kurse për emrat e tjerë i mbetet punë skuadrës katalane.