Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të pres sot në takim Komisionin e Venecias.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku shtohet se takimi do të nisë nga ora 09:00.
Po ashtu shtohet se vendi i takimit do të jetë në kabinetin e të parit të Kuvendit dhe se, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Komunikata e plotë:
Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për SOT, 10 maj 2022
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias.
Koha: 9:00
Vendi: Kabineti i kryetarit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!