Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në rrugën Pejë-Deçan.
Saktësisht bëhet fjalë për një vetaksident, ku vetura përfundoi jashtë rrugës në fshatin Raushiq.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi është deklaruar lidhur me aksidentin.
Ai ka konfirmuar se tre persona janë dërguar në emergjencën e spitalit, shkaku i lëndimeve trupore.
“Rreth orës 23:45, policia është njoftu për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në në emergjencën e spitalit”,tha ai.