Një vakt i lehtë si rizoto me pulë dhe kërpudha është gjithmonë një zgjidhje e mirë kur dëshironi diçka të shpejtë dhe të shijshme
Përbërësit:
– 300 g mish të bardhë pule;
– 1 karotë;
– 200 g kërpudha;
– 1 qepë;
– 2 thelpinj hudhre;
– 2 filxhanë oriz;
– 1 lugë yndyrë;
– erëza sipas dëshirës.
Përgatitja:
Mishin e bardhë të pulës zieni dhe priteni në copë të vogla. Ujin e mishit të zier ruajeni.
Në tigan fërgoni qepën e grirë imët dhe pak karotë të grirë në rende, pastaj edhe kërpudhat.
Shtoni orizin dhe kur të fillojë të ngjitet për tigani, shtoni ujin e mishit të zier të pulës.
Kur rizoto të vlojë, shtoni mishin e grirë të pulës dhe erëzat.
Ju bëftë mirë!