Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për ish-mësuesin e akuzuar për pedofili, Fazli Kikaj.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga prokurori.
“Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022”, thuhet në komunikatë.
“Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, në raportin 24-orësh, policia ka treguar se ka treguar se çka është gjetur në shtëpinë e Kikajt.
“Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.