Së fundi si çift nga “Për’puthen” ka dalur Erioni dhe Mikela.
Pas daljes nga ky program, të dy po shihen në intervista të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Mbrëmjen e kaluar Mikela ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”.
Mikela aty ka rrëfyer shumë duke përfshirë edhe një nga momentet më të vëshitra që ajo ka kaluar në “Për’puthen”.
Sipas saj situata më e vështirë ishte koha kur Ana Lleshi u bë pjesë e programit.
Teksa ka parë afrimitetin e saj me Erjonin, me të cilin ajo doli çift Mikela ka kërkuar të largohet nga emisioni.
“Një moment kritik ka qenë kur Ana u fut në emision. Dhe nuk e duroja dot afrimitetin kërkova të largohem. Por autorja Olsa më këshilloi që për një moment dobësie mos hidhja posht gjithçka. E shoh si të shkëlqejnë sytë për atë djalë”- I ka thënë ajo.
Më tej Mikela ka thënë se koha do ta tregojë se marrëdhënia e saj me Erjonin është mëse e vërtetë.