Një ditë më parë në media u raportua për një person 70 vjeçar në Prizren, i dyshuar për pedofili, ndërsa sot Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.
Lajmin për fillimin e hetimeve e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.
“Lidhur me rastin në fjalë, PTh -Prizren ka autorizuar policinë për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave. Për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit, do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Mehmeti.
Ndryshe, një ditë më parë në emisionin “Piranja”, të ABC News është raportuar për këtë rast të 70 vjeçarit nga Prizreni.
Emisioni në fjalë, ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.
Kaq ka mjaftuar që mësuesi A.F t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike dhe më pas të lënë një takim në qytetin e Prizrenit.