Pas rikthimit në “On Records”, Fero paralajmëron këngën e re

Pak javë më parë Fero e ka konfirmuar se është rikthyer në kompaninë muzikore “On Records”.

Reperi nga kjo kompani ishte larguar në gushtë të vitit 2019.

Pas rikthimit, Fero ka nisur menjëherë punën për projekte të reja muzikore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një videoje që ka postuar në profilin e tij të ‘Instagramit’.

 

“A jeni more gati? A e dini se tash tekstet e mia dalin me beat të Zzap dhe Chris”, ka shkruar Fero sipër videos ku shihet në makinë.

Ndërkohë, e njëjta video është publikuar edhe nga të dy producentët, Zzap dhe Chris me mbishkrimin së shpejti.

Kujtojmë që projekti i fundit i Feros është “Gjiro” që u lansua në muajin shkurt dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në kanalin e YouTube.