Kur dëgjojmë për Kate Winslet, mendja jonë direkt shkon tek te filmi “Titanik”. Por përtej asaj performance, Kate është një grua që ka përligjur bukurinë natyrore dhe është bërë një shembull për të mësuar si të dashurohemi me trupin tonë.
Fuqia e madhe për të mbrojtur atë që është e saj
Kate nuk njihet vetëm për punën e saj si aktore. Ajo gjithashtu ka bërë lajme në shumë raste për ndryshimet e saj në peshë dhe se si disa media e kanë trajtuar imazhin e saj fizik. Në fakt, në vitin 2003, edicioni britanik i një reviste amerikane publikoi fotografi të saj të cilave u kishte bërë photoshop për t’u dukur më e gjatë dhe më e hollë.
E fortë që nga fëmijëria
Për Kate, këto lloj situatash nuk ishin diçka e re. Në vitin 2017, ajo mori pjesë në një event në Londër ku foli për gjërat që ka përjetuar si fëmijë dhe sesi kapërceu komentet fyese që merrte për trupin e saj. “Më thërrisnin Balenë. Më tallnin sepse doja të bëhesha aktore. Më mbyllnin në një dollap. Ata qeshnin me mua. Nuk u izolova apo u largova, i shpërfilla komentet negative. Unë besoja tek vetja ime. Zgjodha të ngrihesha mbi të gjitha dhe më duhej të punoja shumë. Duhet të jesh i pathyeshëm për të bërë atë që do dhe të besosh se ia vlen. Kjo është pjesa më e vështirë e të gjithave”, ka treguar ajo.
Ajo i pëlqen shenjat që koha ka lënë në fytyrën e saj.
Ajo kujton se si, edhe pas triumfit të Titanikut, nuk mundi t’i shmangej shqyrtimit mediatik për format e saj. Por asnjë nga këto nuk e ndaloi atë të bëhej një zëdhënëse kryesore për pranimin e trupit, madje edhe për rrudhat. Në fakt, ajo ka qenë e prirur të inkurajojë plakjen natyrale dhe së bashku me aktoret Emma Thompson dhe Rachel Weisz formuan Ligën Britanike për Kirurgjinë Anti-Kozmetike, si dhe udhëzuan revistat dhe markat që të mos i fshinin në mënyrë digjitale rrudhat e saj në fotografi. Ajo është krenare për të gjithë trupin e saj.
Ambasadore e bukurisë mbretërore
Në vitin 2021, ajo u bë ambasadore globale për L’Oréal Paris. Sipas fjalëve të presidentes globale të markës, Delphine Viguier-Hovasse, “Kate Winslet është një ikonë e vërtetë, në film dhe si një grua e fortë. Ajo është një zë fuqizues për misioninnë L’Oréal Paris: të besoni në veten tuaj në mënyrë që brezi i ardhshëm të mos dyshojë për asnjë moment. Me talentin e saj për t’i bërë të dukshme historitë e grave dhe për të mbështetur ata që nuk kanë zë, Kate Winslet inkurajonte zonjat të njihnin vlerat e tyre, të festojnë bukurinë e tyre dhe të guxojnë të jenë vetvetja.