Një rast mjaftë i rëndë ka ndodhur së fundi në Epinal të Francës.
Çifti kosovar janë gjetur pa shenja jete në apartamentin të cilin jetonin ndër vite.
Sipas hetimeve të para nga policia franceze, çifti ishin vrarë me thika.
Katër fëmijët e çiftit kishin qenë të pranishëm në momentin e mbërritjes së policisë, transmeton lajmi.net.
Siç raporton media franceze, “francebleu”, ngjarja u zbulua mëngjesin e së martës, në një apartament të vendosur në lagjen “Plateau de la Justice në Epinal”.
Sipas një burimi policor, çifti kosovar u vranë përmes therjes me thikë ndërsa trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës, ku jetonin bashkë me shtatë fëmijët e tyre.
Informacioni lidhur me këtë rast ishte dhënë nga banorët e lagjes rreth orës 08:30.
Në momentin që policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, të pranishëm ishin katër prej fëmijëve, dy nga të cilët ishin të rritur.
Fëmijët e moshës 16 deri në 21 vjeç janë evakuuar, ndërsa të tronditur të gjithë janë dërguar në spital për vëzhgim.
Sipas fqinjëve nuk kishte asnjë ankesë për zhurma apo diçka të ngjashme në tri vitet e fundit. Por një rast tjetër ishte raportuar të dielën, ku policia kishte ndërhyrë për një mosmarrëveshje të ndodhur mes vëllait dhe motrës, në këtë banesë.
Policia mori gjurmë të shumta nga rasti i fundit, por thuhet se dëshmitë e fëmijëve do të jenë thelbësore për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Nga gjetjet fillestare të hetuesve nuk është dhënë ndonjë pistë që çon deri tek ajo se çfarë ndodhi saktësisht.