Në mbështetje të Trixës del edhe nëna e Rita Orës: Bullizmi ska vend në vendin tonë

Dy ditë më parë këngëtarja Beatrix Ramosaj ka postuar një video në ‘Instagram’ ku shfaqej e përlotur.

Ajo u shfaq para ndjekësve të saj në atë gjendje pasi u shpreh se për muaj të tërë bullizmi ndaj saj nuk ka të ndalur.

Pas kësaj videoje ajo mori përkrahje të madhe jo vetëm nga ndjekësit por edhe nga shumë fytyra publike.

E në mesin e tyre është edhe nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës.

Vera Ora ka postuar videon e Trixës në storjen e saj, ku edhe ka kërkuar që të ndalohet bullizmi për shkak të shëndetit mendor.

Postimin e saj ‘repost’ e ka bërë Trixa ku edhe e ka falenderuar atë.

Ndryshe Trixa është bullizuar shumë pas historisë që pati brenda shtëpisë së “BBV” me Donaldin.