Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se kohëve të fundit qeveria jonë ka prodhuar aq shumë skandale dhe populizëm sa që fokusi i opinionit publik u gjend përballë debateve që u zhvilluan midis opozitës dhe qetave, të orkestruara nga pushteti, të cilët pa fije turpi mbrojtën çdo veprim të qeverisë.
Ajo tha se nën hijën e orkestrimeve populiste, qeveria që nga fillimi është duke ushtruar presion të madh mbi një sektor tjetër i cili sikur është zhvendosur nga fokusi i shoqërisë. Bëhët fjalë për sektorin privat.
Ai ka pyetur se çfarë është duke ndodhur me këtë sektor? Si është duke u trajtuar ky sektor nga një qeveri e cila krekoset me statistika të falsifikuara për zhvillim ekonomik?
“Nga ankesat e shumta që kam pranuar nga përfaqësues serioz të sektorit privat, shihet qartë se kjo qeveri është duke e keqpërdorur skajshmërisht pushtetin në raport me kompanitë tona vendore.Në 22 vitet e fundit në Kosovë ka pasur disa herë ndërrim të qeverive, mirëpo deri më tani nuk ka pasur asnjëherë bllokim të investimeve kapitale të cilat kanë qenë të kontraktuara më herët”, ka thënë deputetja Musliu.
Sipas saj, dihet se qeveria e Kosovës është investitori kryesor për investime kapitale në Kosovë, por me ardhjen e Kurtit, të gjitha investimet që kanë qenë të kontraktuara më herët janë bllokuar dhe ky bllokim po shkakton falimentimin e kompanive tona. Me këtë bllokim shumica e punëtorëve të këtyre kompanive i janë ekspozuar frikës së destabilitetit të tyre financiar dhe kanë filluar të kërkojnë zgjidhje jashtë Kosovës. “Pra, një kryeministër që gjatë fushatës genjënte popullin se do të gjeneronte vende të reja të punës, me ardhjen e tij në pushtet bllokoi investimet e filluara dhe me mos planifikimin e investimeve për vitin 2022, për një vit është kujdesur që edhe ata qytetarë që kishin punë, të mbeten pa punë”, ka shkruar ajo duke përmendur edhe dështimet:
-
- Qeveria e Albin Kurtit, me arsyetimin e etiketimeve politike, ka bërë ndërprejën e njëanshme të kontratave që ishin të nënshkruara. Sektori privat i bizneseve ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunon edhe në të ardhmën me institucionet tona dhe për këtë nuk guxon të diferencohet. Kjo metodë qasjeje është metodë e një pushteti diferencues dhe shtypës. Si shembull që qeveria e Vetëvendosjes po vepron në mënyrë selektive dhe klienteliste tregon edhe rasti i lidhjes së kontratës me Universitetin e UBT-së ku vet Ministri Liburn Aliu është mësimdhënës në këtë institucion, Këshilltarja e Ministrit Rineta Jashari është po ashtu asistente në UBT dhe Shqipërim Ahmeti këshilltar i Ministrit është koordinator për planifikim në UBT. Pra punonjësit e UBT-së, nënshkruajnë marrveshje me Ministrine e Mjedisit ku edhe janë të punësuar. Për më tepër nuk janë respektuar as procedurat e tenderimit, thjeshtë janë mbledhur kolegialisht dhe kanë nënshkruar kontratë me paratë e popullit. Ky veprim është konflikt interesi dhe paraqet shkelje te qartë ligjore.
- Qeveria e Albin Kurtit ka bërë ndërprerjën e buxhetit në kodet buxhetore që janë në ligjin e buxhetit. Ky veprim po i falimenton kompanitë e kontraktuara. Çdo falimentim shkakton humbjen e vendeve të punës dhe ndikim negativ në buxhetin e familjeve të implikuara.
- Qeveria e Albinit, në vend që të ndihmoi kompanitë tona, çdo kontratë aktive që ka qenë deri me 14 shkurt 2021, e ka dërguar në prokurori pa kurrëfarë baze ligjore. Të njëjtin veprim nuk e ka bërë me asnjë kompani ndërkombëtarte. Duke ua ndërprerë njëanshëm kontratat kompanive vendore qeveria ua ka ndërprerë edhe pagesat për kryrjen e punëve pasi që në bazë të etiketimeve politike i ka dërguar në procedura gjyqësore. Kjo ka ndikuar që edhe buxheti i Kosovës të pësoi humbje me miliona euro.
- Asjnë vendim i qeverisë për objektivin madhor të ndryshimit të çmimeve për punët e kontraktuara nuk është bërë gjë që po shkakton falimentimin e kompanive vendore.
Këto veprime të qeverisë, me ndërprerjen e kontratave, me shkurtime buxhetore në kodet e projekteve të kontraktuara dhe mosplanifikimi i investimeve kapitale për vitin 2022 është duke shkaktuar kolaps ekonomik në bizneset vendore, është duke shkaktuar humbjen e të hyrave buxhetore dhe çka është më e rënda është duke shkaktuar rritje të pasigurisë te punëmarrësit të cilët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje jashtë Kosovës.
Këto janë probleme serioze të cilat kjo qeveri nuk do të mund ti fshehë nën pelerinën e populizmit dhe të linqimeve të orkestruara politike.
Shoqëria jonë duhet të ngrihet dhe të pozicionhet për veten e saj. Të gjitha fushat si ajo e politikës, ekonomisë, shkencës, kulturës, artit dhe sportit duhet të kenë guximin të përballen me çdo qeveri që rolin e saj, nuk e kupton si një rol në shërbim të publikut të gjerë.
Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një shoqëri të përgjegjshme. Ne kemi nevojë për një shoqëri që është krenare, e pavarur dhe që kërkon përgjegjësi nga përfaqësuesit e saj. Ne kemi nevojë për një shoqëri që i njeh të drejtat dhe detyrimet e saj.
Një qeveri e cila synon të mbetet në pushtet duke etiketuar qeveritë e kaluar dhe në të njëjtën kohë e zhbën komplet legjislacionin në fuqi dhe falimenton kompanitë e vendit të vet, është një qeveri që përveç që duhet të shkarkohet duhet edhe të përgjigjet penalisht.