Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka publikuar një fotografi ku shihet kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Molliqaj ka shkruar se kjo miqësi me kalkulator në dorë, po i kushton shtrenjtë Kosovës.
“Lidhja e Kryeministrit me Martin Berishajn është e natyrës së interesit. Sikur secila miqësi e Kurtit, ka kuptim vetëm nëse ka dobi. Ndryshe nuk shpjegohet mbrojtja e Berishajt nga krerët e shtetit”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Miqësi me kalkulator në dorë, që po i kushton shtrenjtë Kosovës.
Lidhja e Kryeministrit me Martin Berishajn është e natyrës së interesit. Sikur secila miqësi e Kurtit, ka kuptim vetëm nëse ka dobi. Ndryshe nuk shpjegohet mbrojtja e Berishajt nga krerët e shtetit.
Pyetja më legjitime është: cila është dobia e Kurtit nga këto biznese?