Pas reagimit ndaj bullizimit që po i bëhet në rrjetet sociale – Beatrix Ramosaj merr përkrahje nga Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj mbrëmë (25 prill) ka reaguar ndaj bullimizit që po i bëhet në rrjetet sociale që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.

Në edicionin e parë të BB VIP, Beatrix u përfshi në një romancë me aktorin Donald Veshaj i cili jashtë shtëpisë kishte një histori të pambyllur me prezantuesen, Bora Zemani.

Pas daljes nga shtëpia Beatrix dhe Donaldi kanë ndarë rrugët, ndërsa ky i fundit ka lënë të kuptohet se dëshiron ta rifitoi dashurinë e moderatores.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ndërkohë, Beatrix ka vendosur që përmes një video që ka postuar në rrjetet sociale të reagoi ndaj paragjykimeve, ofendimeve dhe komenteve negative.

Këngëtarja u shpreh se ajo dhe askush tjetër nuk e meriton të bullizohet, ndërsa ka paralajmëruar edhe masa ligjore ndaj atyre që do të bëjnë sërish një gjë të tillë.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Krahas videos, Ramosaj pranoi komente të shumta përkrahës si nga ana e fansave por edhe e miqve të saj nga estrada.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Një mbështetje për Beatrix ka treguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi e cila ka shkruar një komente të gjatë sipër postimit të këngëtares.

“Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik, të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin, etj,  duke mos venë vetën asnjëherë në pozitën e tjetrit! Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukatë moj e bukura Beatrix Ramosaj, t‘i marshin të ligat ata që të bullizojnë ty”, ka shkruar Leonora në komente.