Policia e Kosovës misionin e vetëm në veri të Mitrovicës e kishin realizimin e një operacioni policor atje të martën, në lagjen e Boshnjakëve.
Kështu ka bërë të ditur të paktën me informacione zyrtare zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion”, njofton ai.
Më tej, ai bën të ditur se nuk ka pasur ndonjë të arrestuar nga ky operacion, mirëpo dy personave iu është lënë ftesë që të paraqiten në polici, për dyshimin e kryerjes së veprave penale.