Beqare apo në lidhje? Bleona tregon statusin e saj

Bleona Qereti ka konfirmuar sot se është beqare. Artistja shqiptare prej kohësh nuk është përfolur për jetën e saj private që vitet e fundit e ka ruajtur me hermetizëm. E pyetur mbrëmjen e sotme se si po shkon jeta e saj sentimentale, këngëtarja tha se është beqare.

Më pas me humor ajo shtoi se ndërkohë që ka qenë vetëm gjatë dy muajve në Tiranë, nuk është shfaqur asnjë djalë shqiptar, mgjithatë shtoi duke qeshur se i pret ata në ‘Love Story 3’.

“Bleona donim t’ju bënim një pyetje direkte si gazetarë prej shumë vitesh në profesion, çfarë ndodh me situatën tuaj sentimentale në këtë moment të jetës?”-e pyeti Alketa këngëtaren, e cila u përgjigj: “Erdha në Shqipëri me idenë që njerëzit e dinë që jam vetëm, hëngra për dy muaj në restorant dhe nuk erdhi asnjë njeri, nuk kam çfarë t’ju bëj… nuk erdhi asnjë djalë, çfarë të them unë më tepër tani. Më shumë se kaq ju pres në Love Story 3”.- deklaroi Bleona.

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur deklaroi se jeta e saj personale është e shenjtë dhe nuk do të flasë më publikisht për të. Ajo tha se për shkak të mediave “jeta e saj private ka vuajtur” dhe iu është shkatërruar martesa e parë me Gani Bardhën.

“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua,”–ka deklaruar Bleona.