Një sulm i radhës në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës në veri është regjistruar mëngjesin e sotëm.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka theksuar se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar një njësi patrulluese kufitare,në shatin Zupçe të Zubin Potokut.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, ku përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, deklaroi ai.
Gjithashtu u theksua se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.