Më 28 prill mbahet seanca e re plenare

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se seanca e radhës plenare është më 28 prill, ku në rend ditë është edhe krijimi i Komisionit Hetimor për energji.

Kusari-Lila lidhur me këtë tha se me formacionin aktual bllokohet formimi i komisioneve parlamentar pasi nuk ka grup parlamentar që mund të udhëheqë me Komisionin.

Ndryshe, kërkesa për një komision hetimor për çështjen e energjisë është bërë nga PDK.