Edhe një grup i afganëve të cilët po qëndronin në Kosovë janë larguar nga vendi.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Kjo ambasadë bën të ditur se afganët janë larguar pas kontrolleve të nevojshme dhe të kërkuara mjekësore.
Njoftimi i ambasadës:
Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe mjekësore, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë.