Hande Erçel kapet ‘mat’ me të dashurin e ri

Për shumë kohë tashmë, ka pasur spekulime se Hande Erçel dhe Kaan Yıldırım janë në një lidhje dashurie së bashku, por nuk ka pasur asnjë provë që ta vërtetonte këtë gjë – deri më sot.

Hande Erçel dhe Kaan Yıldırım, të cilët kanë udhëtuar së bashku në Londër, janë fotografuar nga paparacët teksa kanë kapur dhe duart me njëri-tjetrin.

Në fotot e shpërndara, Hande dhe Kaan, duken shumë të afërt, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë të vetme nga dyshja në lidhje me këtë tem.

Dy emrat, të cilët janë përfolur dhe më parë teksa po largoheshin nga një vend në Stamboll, lanë pa përgjigje pyetjet në lidhje me romancën e tyre që iu bënë në atë kohë. Dyshja kanë lujtur dhe më parë së bashku tek seriali “Halka”.

Kujtojmë se Hande Erçel dhe Kerem Bürsin janë padyshim një prej çifteve më të diskutuar të vitit 2021/2022.