Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar kanë marrë vendime lidhur me tregtinë e produktit të naftës.
Pas probleme të shumta të cilat janë shfaqur në kuadër të derivateve të naftës në Kosovë, ministrja Hajdari ka përmendur disa nga rezultatet e hetimeve që janë bërë e ku ka rezultuar se janë gjetur parregullsi të shumta.
Ndër të tjerash ministrja Hajdari ka theksuar se kanë identifikuar katër subjekte të cilat kanë bërë mashtrime sa i përket derivateve.
“Jemi duke punuar shumë afër me Doganën e Kosovës, sektori i naftës është prioritet i ministrisë sonë dhe poashtu edhe në kompetenca edhe për doganën.Ashtu siç kemi premtuar kemi miratuara ligjin për produktet e naftës dhe karburantet e ripërtërishme dhe ky akt tashmë është bërë ligj, brenda viti të parë të qeverisjes. Organet kompetente po punojnë për të zbatuar ligjin dhe poashtu Dogana po mbikëqyr zbatimin e ligjit para hyrjes së produkteve në treg, kurse inspektorati kontrollon karburantet e brendshme.Që të dyja këto institucione bëjnë analiza dhe kontrolle në treg tek akterët e naftës, për të ofruar evidencën e plotë nga tereni.”, deklaroi Hajdari.
Poashtu ministrja tha se së fundi Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle tek katër subjekte të cilat merren me përpunimin e produkteve të naftës dhe ka gjetur parregullsi të shumta, të cilat pengojnë mbikëqyrjen, rrezikojnë produktet dhe mund ti sjellin dëme buxhetit të shtetit.
“Për këto gjetje sot drejtori i Doganës do ti elaborojë më shumë. Dogana ka pezulluar autorizimet, përkatësisht nuk iu është vazhduar autorizimi katër subjekteve. Por duhet cekur se disa nga subjektet u kanë shitur produktet e naftës kompanive të palicencuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara dhe kanë shmangur akcizën duke deklaruar gabimisht përbërjen e produktit. Këto veprime e mosveprime përbëjnë shkelje të ligjit, duke u mbështetur në fakte ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar katër subjekteve lejen për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final si dhe shitjen me shumicë të produktit final, që është vaji i rëndë.”, shtoi ajo, transmeton lajmi.net.
Ministrja Hajdari tha se vlen të përmendet se njërit nga subjektet i kemi pezulluar edhe lejen për importin e vajrave të rënda, ndaj po të njëjtit po zhvillohet procedura për mashtrim në cilësinë e karburanteve që subjekti ua ka shitur institucioneve publike.
“Gjatë javëve të fundit kemi testuar disa mostra të Dizel-it në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kemi gjetur me inspektoratin shumë raste të jo konformitetit. Në një rast kemi gjetur Dizel me përmbajtje të sulfurit, prej 77.4 miligramë për kilogramë që tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 miligramë /kilogramë. Për këto raste do të njoftojmë edhe Prokurorinë, të gjithë e dimë sa e rëndësishme është cilësia e naftës për sigurinë publike, për shëndetin publik si dhe për mjedisin.Inspektorati po punon intensivisht për të zbatuar ligjin e naftës. Inspektorati ka gjetur se një numër i madh i shitësve kanë tejkaluar marzhën tregtare të lejuar, e është lëshuar urdhër me shkrim për për respektim të ligjit si dhe është dërguar si lëndë në gjykatë.”, tha ajo.