Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe tri raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Në të njëjtën kohë nuk ka patur asnjë rast të vdekjes.

Tani për tani në gjithë vendin janë 447 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.

Në total numri i rasteve aktive është 447.