Opozita lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar sallën.

Ky vendim erdhi pasi deputetët e mazhorancës nuk votuan për pikën e rendit të ditës në të cilën mundësohej që të hidhej në votim krijimi i një komisioni hetimor që kishte të bënte me hetimet në lidhje me energjinë.

Pas zhvillimeve të shumta në Kuvendin e Kosovës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se grupi i LDK-së nuk do të marrin pjesë sot në asnjë votim.

“Për këtë seancë ne e lëshojmë seancën. Grupi i LDK-së sot nuk do të marrë pjesë në asnjë votim”, tha Gashi.

Ngjashëm ka vepruar edhe Grupi Parlamentar i PDK-së, të cilët kanë lëshuar sallën e Kuvendi të Kosovës.

“Kjo është një padrejtësi shumë e madhe pasi si opozita do të duhej të inkurajohej nga ana e juaj që të shfrytëzohen të gjitha instrumentet parlamentare që të bëjmë punën tonë. Me mosvotimin e kësaj pike të rendit të ditës,një e mohuar e drejtës tonë bazike parlamentare. Si grup i PDK-së, nuk do të marrim pjesë në votimet e mëtutjeshme, e as në seancë më tutje, pasi nuk ka asnjë kuptim Pasi ju abuzoni me të drejtën tonë elementare, s’kemi pse qëndrojmë më.”, tha ai, shkruan lajmi.net.

E ngjashëm janë deklaruar edhe nga AAK-ja, të cilët kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.