Aktori i hit serialit “Beverly Hills”, Brian Austin Green, në dy muajt e fundit ka qenë duke luftuar me kolitin ulceroz, një sëmundje kronike inflamatore e zorrëve.
Për shkak të problemeve shëndetësore, ylli hollivudian u tërhoq për një kohë nga syri publik, por edhe nga rrjetet sociale.
Mirëpo, përmes një postimi të ri në Instagram ka treguar gjithçka për situatën në të cilën ndodhej.
Në njoftim, 48-vjeçari e falënderoi veçanërisht të dashurën e tij, Sharna Burgess, e cila u kujdes për të dhe fëmijët derisa ai ishte në gjendje të rëndë.
“U zhduka nga Instagrami për një kohë. Kam luftuar me kolitin ulceroz në gjashtë javët e fundit dhe nuk ishte aspak argëtuese. Sharna ishte e mahnitshme. Në muajin e gjashtë, të shtatë të shtatzënisë, ajo u kujdes për tre fëmijë të vegjël, sepse isha gozhduar për një kohë për krevati”
“Ajo kujdesej për mua. Nuk ankohej, ishte e mahnitshme. Jam shume mirënjohës qe kam dikë si si ajo në jetën time”, ka thënë aktori.
Green është baba i katër fëmijëve. Ka një djalë 20 vjeçar nga lidhja me Vanessa Marcil, ndërsa me aktoren Megan Fox ka tre djem (nëntë, tetë dhe pesë vjeç).