Miley Cyrus ka vulosur thashethemet se është në lidhje me muzikantin Maxx Morando me një puthje të zjarrtë.
Dyshja u panë në një dalje të enjten teksa qëndronin në një trotuar në West Hollywood në fotot e siguruara nga E! News.
Këngëtarja e “Wrecking Ball” është parë duke mbështjellë duart rreth Morandos teksa ata putheshin me pasion.
Cyrus, 29 vjeçe dhe bateristi i “Liily”, 23 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor 2021.
Derisa marrëdhënia e yllit të “Midnight Sky” me Morandon është në fillim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për prindërit e Cyrus, të cilët bënë kërkesën për divorc për herë të tretë.
Të dhënat e gjykatës të marra nga Page Six treguan se Tish Cyrus dorëzoi dokumentet për t’u ndarë nga Billy Ray Cyrus më 6 prill pas 29 vitesh martesë.
Dyshja parashtroi kërkesën për divorc në 2010 dhe 2013, por hoqën dorë në të dyja rastet.
Të njëjtit përveç Miley ndajnë edhe katër fëmijë të tjerë bashkë: Brandi, Trace, Braison dhe Noah.
Këngëtarja në anën tjetër ishte e martuar me Liam Hemsworth nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe për herë të fundit pati një romancë publike me Cody Simpson.